Nesër, në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, do të mbahet ceremonia e betimit të rekrutëve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).
Ceremonia është paraparë të nisë në orën 15:00, ndërsa në të pritet të marrin pjesë udhëheqës të lartë shtetërorë, si dhe oficerë dhe nënoficerë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.