Tre persona janë arrestuar pasi dyshohet se janë përfshirë në të shtëna me armë zjarri në drejtim të katër personave në fshatin Strellc i Epërm të Deçanit.
Ngjarja ka ndodhur sot, rreth orës 05:00, ndërsa Policia ka sekuestruar një pistoletë që dyshohet se është përdorur në rast.
Lajmin e ka konfirmuar për Sinjalin, togeri Sheremet Elezaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë.
Sipas Policisë, njësitet kanë dalë në vendin e ngjarjes pas marrjes së njoftimit dhe gjatë ekzaminimit kanë gjetur dy gëzhoja fisheku.
Fatmirësisht, nga të shtënat nuk është raportuar për persona të lënduar.
Në konsultim me prokurorin kompetent, rasti është iniciuar si “Vrasje në tentativë”, ndërsa hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.