Një grua së bashku me vajzën e saj të mitur ka lajmëruar se vajza e saj ka biseduar përmes rrjeteve sociale para disa muajve me një person.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti është raportuar të mërkurën rreth orës 15:00, në veri të Mitrovicës.
“Ankuesja femër kosovare së bashku me vajzën e saj të mitur ka lajmëruar se vajza e saj ka biseduar përmes rrjeteve sociale para disa muajve me një person mashkull kosovar. E mitura ka deklaruar se i dyshuari në vazhdimësi e përcjell dhe e shqetëson. I dyshuari është kërkuar por deri me tani nuk është hasur nga policia. Rasti mbetet nën hetime”, thuhet në raport.