Një operacion i gjerë policor është duke u zhvilluar në një objekt afarist në Prishtinë, ku funksionojnë disa qendra të thirrjeve telefonike (Call Center).
Aksioni po realizohet në bashkëpunim me autoritetet ndërkombëtare, ndërsa për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta.
Ajo ka bërë të ditur se operacioni është ende në zhvillim, por nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me natyrën e hetimeve apo personat që mund të jenë të përfshirë.
Në objektin ku po zhvillohen veprimet hetimore janë parë një numër i madh i zyrtarëve policorë.
Deri më tani nuk janë bërë publike detaje për rezultatet e operacionit, ndërsa pritet që institucionet kompetente të japin informacione të tjera pas përfundimit të veprimeve.