Qytetarë të shumtë janë mbledhur sërish sonte në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në ditën e gjashtë të protestave kundër aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Protestuesit kanë kundërshtuar vendimin e gjykatës ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, duke kërkuar drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së.

I pranishëm në protestë është edhe kryetari i kryeqytetit Përparim Rama, i cili i ka qëndruar në krahë Endrit Thaçit.

Protesta po zhvillohet në mënyrë paqësore, ndërsa pjesëmarrësit kanë shprehur mbështetjen e tyre për të akuzuarit dhe kanë përsëritur thirrjet kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale.

Qytetarët kanë bërë thirrje për vazhdimin e qëndresës dhe solidaritetit me ish-krerët e UÇK-së.