Një zyrtar policor ka mbetur i lënduar si pasojë e përleshjes mes disa personave në hyrje të Autostradës “Ibrahim Rugova”, për të cilën Sinjali raportoi më herët ekskluzivisht.

Sinjali mëson se incidenti ka ndodhur te “Qebatorja Bisa”, ndërsa për lëndimin e zyrtarit policor është kuptuar përmes burimeve brenda Emergjencës.

Si pasojë e incidentit, ka edhe persona të arrestuar.

Për detaje të tjera rreth rastit, Sinjali do t’ju mbajë të informuar.