Tre persona raportohet se janë arrestuar pas një përleshjeje fizike që dyshohet se ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën “Sejdi Kryeziu”, në lagjen Pejton të Prishtinës.
Sipas informacioneve ekskluzive që ka siguruar Gazeta Sinjali, në përleshje dyshohet se janë përfshirë disa shtetas turq, ndërsa njëri prej tyre dyshohet se është goditur me çekan.
I lënduari është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se lidhur me këtë incident janë arrestuar tre persona.
Motivi dhe rrethanat e përleshjes mbeten ende të paqarta, ndërsa pritet konfirmimi zyrtar nga Policia e Kosovës.