Një përleshje mes disa personave ka ndodhur mëngjesin e 15 shtatorit në fshatin Tenezhdoll të Prishtinës.

Sipas Policisë, njësia policore ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar në stacion gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë për intervistim.

Si pasojë e incidentit, një grua dhe tre nga të dyshuarit kanë marrë tretman mjekësor.

Gjatë ndërhyrjes, policia ka konfiskuar nga njëri prej të dyshuarve një pistoletë me 15 fishekë, një brisk dhe një çekiç.

Me vendim të prokurorit, katër nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. Rasti po hetohet nga organet kompetente.