Gazeta Sinjali ka raportuar më herët për rastin e plagosjes nga një plumb qorr, ndërsa pacienti i lënduar është trajtuar në Qendrën Emergjente të QKUK-së.

Drejtori i Qendrës Emergjente, Naser Syla, ka bërë të ditur për Sinjalin se pacienti kishte plagë nga arma e zjarrit dhe, pas trajtimit dhe ekzaminimeve të nevojshme, është transferuar në Klinikën e Kirurgjisë Torakale.

“Një pacient me plagë sklopetare është trajtuar në Qendrën Emergjente dhe pas trajtimit dhe ekzaminimeve të realizuara është transferuar në Klinikën e Kirurgjisë Torakale. Gjendja është stabile”, ka thënë Syla për Gazetën Sinjali.

Pacienti po vazhdon trajtimin mjekësor, ndërsa gjendja e tij aktualisht raportohet të jetë stabile.

Ndërsa, policia ka njoftuar se: “Raportohet se viktima femër kosovare është qëlluar në trup nga një plumb qorr. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor”.