Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi që dyshohet për përfshirje në veprën penale “Vjedhje”.
Përmes një njoftimi, Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit ka bërë të ditur se, me autorizim të Prokurorisë kompetente, po kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e personit që shihet në fotografinë e publikuar.
Policia ka apeluar te të gjithë ata që kanë informacione për identitetin apo vendndodhjen e të dyshuarit që t’i ndajnë ato me organet e rendit.
Çdo informatë që mund të ndihmojë në identifikimin e tij mund të dërgohet në numrin emergjent 192 ose përmes adresës elektronike info@kosovopolice.com.