Policia e Kosovës ka konfirmuar për Gazetën Sinjali aksidentin e rëndë që ka ndodhur sonte në rrugën “Ibrahim Mazreku” në Malishevë.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka bërë të ditur për Sinjalin se aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:40 dhe në të janë përfshirë katër automjete.
Sipas tij, njëri prej automjeteve ka dalë jashtë rrugës dhe ka goditur një zyrtar policor, i cili ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor.
Për trajtim mjekësor, sipas Policisë, janë dërguar edhe katër persona të tjerë.