Pronari i veturës Audi, i përfshirë në aksidentin e ndodhur mes dy veturave në Shupkovc të Mitrovicës, ka reaguar në komentet e videos së publikuar nga Gazeta Sinjali.

Ai ka thënë se është fatmirësisht mirë dhe se ka shpëtuar nga aksidenti.

“Pronari i Audis jam unë. Fillimisht, elhamdulilah që kam shpëtuar. E dyta, Mercedesi është fajtor 100%, sepse del në kryqëzim pa shikuar asnjërën anë”, ka shkruar ai.

Pronari i Audi-t ka pretenduar se përgjegjësia për aksidentin bie tërësisht mbi drejtuesin e Mercedesit.