Protestuesit e mbledhur në Prishtinë, në kuadër të protestës kundër dhunës ndaj grave dhe për kërkimin e drejtësisë për Arlinda Zekajn, kanë paralajmëruar se do të ndërmarrin veprime të tjera nëse nuk marrin përgjigje nga Qeveria.

Ata kanë deklaruar se, në rast se institucionet refuzojnë t’u përgjigjen kërkesave të tyre, do të hyjnë brenda objektit të Qeverisë për të kërkuar përgjigjet që po presin.

Protestuesit po kërkojnë përgjegjësi institucionale për rastin e Arlinda Zekajt, si dhe llogaridhënie për veprimet dhe mosveprimet e institucioneve përgjegjëse.

Protesta po zhvillohet në shenjë revolte ndaj dhunës ndaj grave dhe kërkesës për masa konkrete që garantojnë sigurinë e tyre.