Pas shpalljes së vendimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë, gjatë protestës në Prishtinë janë thyer xhamat e objektit të Qeverisë së Kosovës.

Incidenti ka ndodhur në mesin e tensioneve të krijuara pas vendimit të Gjykatës Speciale, ndërsa protestuesit ishin mbledhur për të kundërshtuar vendimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Pamje nga vendi i ngjarjes tregojnë dëmtimin e xhamave të objektit të Qeverisë së Kosovës.

Nuk ka ende informacione të konfirmuara për persona të arrestuar apo të lënduar lidhur me incidentin.