Një person ka vdekur sot në një objekt në fshatin Dubravë të Istogut, pasi ishte lënduar në vendin e punës.
Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejes, Driton Rugova.
Sipas tij, Policia është njoftuar për rastin rreth orës 08:40, ndërsa njësitë përkatëse kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes për të hetuar rrethanat.
Viktima është dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Istog, ku ekipi mjekësor ka konstatuar se kishte arritur pa shenja jete.
Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.
Rasti është iniciuar si “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.
Ndërkohë, Policia ka intervistuar përgjegjësin e punëtorëve, i cili pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë.