Një 20-vjeçar është arrestuar në Kaçanik, pasi gjatë verifikimit të dokumentacionit është konstatuar se ndaj tij kishte urdhëresë aktive gjyqësore.
Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur sot rreth orës 05:10, kur patrulla policore e Stacionit Policor në Kaçanik, gjatë patrullimit, ka ndaluar personin me inicialet M.R.
Gjatë kontrollit dhe verifikimit në sistemin e urdhëresave, policia ka konstatuar se ndaj tij ishte lëshuar urdhëresë nga Gjykata Themelore në Ferizaj për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.
Pas përfundimit të procedurave dhe kompletimit të dokumentacionit, me urdhër të gjykatës, 20-vjeçari është dërguar për vuajtjen e dënimit prej gjashtë muajsh.