Një rast shqetësues që ngre pikëpyetje për sigurinë në vendin e punës në Gjakovë është dërguar në redaksinë e Gazetës Sinjali.
Në një video të dërguar nga një qytetar në Sinjal, shihet një punëtor duke ecur mbi një vinç për të kaluar nga një ndërtesë në tjetrën, në një lartësi të konsiderueshme.
Pamjet tregojnë rrezikun me të cilin përballet punëtori, ndërsa nuk dihet nëse gjatë kësaj lëvizjeje janë zbatuar masat e nevojshme të sigurisë në punë.
Rasti ngre shqetësime për kushtet e sigurisë në objektet e ndërtimit dhe rëndësinë e respektimit të rregullave për mbrojtjen e punëtorëve.