Shpesh herë në vendin tonë shihen veprime të çuditshme, gjithashtu edhe të rrezikshme të cilat marrin vëmendje. Çudia e fundit ka ndodhur sot afërsi të hyrjes në autostradën “Ibrahim Rugova”, raporton Gazeta Sinjali.

Siç duket, një familje zgjidhje më të lehtë e kanë pasur futjen e fëmijëve mbi bagazhin e veturës.

Sinjali ka siguruar pamje, ulëset e makinës kanë qenë të zëna me pasagjerë tjerë.

Ndërsa sipas pamjeve, fëmijët nuk kanë pasur vend, për tu ulur në ulëse dhe zgjidhja sipas kësaj familje, ka qenë futja në bagazh.

Në pamjet e dërguara nga sinjalizuesi, shihet se fëmijët që janë futur mbi bagazhin e veturës janë të moshës minore, ndërsa shoferi , me sa duket nuk kanë qenë në dijeni për rrezikun që ka mundur t’iu kanosej.