Sindikata e Policisë së Kosovës ka uruar të gjithë punonjësit policorë me rastin e 27-vjetorit të themelimit të institucionit.

Në urimin e saj, Sindikata vlerësoi përkushtimin e pjesëtarëve të Policisë në përmbushjen e vizionit, misionit dhe vlerave institucionale.

Sipas Sindikatës, puna e zyrtarëve policorë përbën shembull të profesionalizmit, përgjegjësisë dhe angazhimit në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.

“Me respekt dhe mirënjohje, Sindikata e Policisë së Kosovës shpreh urimet më të përzemërta për të gjithë punonjësit e Policisë së Kosovës, duke vlerësuar kontributin dhe angazhimin e tyre të vazhdueshëm në shërbim të qytetarëve dhe vendit”, thuhet në urim.

Policia e Kosovës shënon sot, më 6 shtator, 27 vjet nga themelimi i saj.