Një shtyllë elektrike është përfshirë nga zjarri në fshatin Dush.
Në pamjet e siguruara shihet flaka që ka përfshirë pjesën e sipërme të shtyllës, duke krijuar rrezik në zonën përreth.
Për momentin nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar zjarrin dhe nëse si pasojë ka pasur ndërprerje të furnizimit me energji elektrike.