Një rast i dhunës në familje është raportuar në Gllogoc gjatë orëve të hershme të mëngjesit.

Sipas Policisë së Kosovës, rreth orës 02:30, një i dyshuar kosovar, në gjendje të dehur, ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij dhe dy viktima femra kosovare. Njëra nga viktimat ka marrë tretman mjekësor.

I dyshuari dyshohet se ka dëmtuar edhe orenditë e shtëpisë, ndërsa më pas ka tentuar t’ia vërë flakën shtëpisë. Gjatë këtij veprimi, edhe ai ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKMF.

Pas trajtimit mjekësor, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti po trajtohet nga organet kompetente.