Tre persona janë lënduar sot në orët e para të mëngjesit, pas të shtënave me armë zjarri në magjistralen Prishtinë–Ferizaj.
Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar Enis Pllana, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Prishtinës.
“Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast janë lënduar tre persona, dy prej të cilëve dyshohet se janë plagosur nga arma e zjarrit, ndërsa një person dyshohet se është lënduar nga një mjet i mprehtë. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor”, tha Pllana.
Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa njësitet relevante, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, janë duke ndërmarrë veprimet e mëtejme hetimore.