Një person është plagosur me armë zjarri në fshatin Miradi të Fushë Kosovës, ndërsa i dyshuari për rastin është identifikuar nga Policia, por ende nuk është arrestuar.
Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, e cila ka bërë të ditur se rreth orës 15:30 kanë pranuar informacion nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) se një person i plagosur me armë zjarri kishte kërkuar trajtim mjekësor.