Një helmetë motori është vjedhur në pikë të ditës nga oborri i një dyqani në rrugën “Ahmet Krasniqi”, në lagjen Dragodan të Prishtinës.

Rastin për Gazetën Sinjali e kanë konfirmuar nga dyqani, ku kanë bërë të ditur se një person i panjohur ka marrë helmetën nga oborri i objektit.

Momenti i vjedhjes është kapur nga kamerat e sigurisë, ndërsa nga dyqani kanë bërë apel që personi që e ka marrë helmetën ta kthejë.

“Ndoshta e ka marrë pa një qëllim të keq me e dorëzu në polici apo çfarëdo qoftë që e ka marrë, nëse kish pas mundësi me e kthy”, kanë thënë nga dyqani për Gazetën Sinjali.