Të shtëna me armë zjarri kanë shqetësuar qytetarët në Gjakovë, ku rreth orës 18:00 është raportuar për të shtëna në rrugën “Bujar Syla”.

Sipas informacioneve të Policisë, personi i dyshuar është paraqitur në Stacionin Policor në Gjakovë.

Në koordinim me Prokurorin e Shtetit, ndaj tij janë iniciuar raste për dy vepra penale: “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Me urdhër të prokurorit kompetent, i dyshuari është ndaluar për 24 orë.

Ende nuk janë bërë të ditura rrethanat që çuan deri te përdorimi i armës së zjarri.