Një zjarr ka shpërthyer në një market në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.

Zëdhënësi i komandës së Brigadës së Zjarrfikësve, Abdyl Samed Shkodra, ka bërë të ditur për Sinjalin se zjarri tashmë është shuar.

Fatmirësisht, nga ky incident nuk raportohet për persona të lënduar.