Pamje të publikuara nga Sinjali tregojnë se zyrat e EULEX-it në rrugën që lidh Prishtinën me Fushë Kosovën janë përfshirë nga zjarri.

Në pamjet e publikuara shihet flaka në objekt, ndërsa ende nuk dihet se çfarë dëmesh janë shkaktuar.

Po ashtu, nuk ka ende informacione zyrtare nëse ka persona të lënduar apo për rrethanat se si ka nisur zjarri.

Kjo ngjarje vjen pas protestave që u zhvilluan sot në Prishtinë, gjatë të cilave protestuesit ishin mbledhur edhe pranë bazës së EULEX-it.

Sinjali është në pritje të informacioneve zyrtare për të mësuar më shumë rreth rastit.