Tragjedia që tronditi Poterqin e Epërm të Klinës më 6 shtator ka marrë sot një përfundim fatal. Ganimete Zeneli, 42-vjeçare, nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në QKUK, merr vesh Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se nga Emergjenca e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës është njoftuar Policia se Ganimete Zeneli ka ndërruar jetë sot rreth orës 13:50, si pasojë e plagëve të marra në incident.

Ajo ishte viktima e rastit të rëndë që ndodhi më 6 shtator, rreth orës 18:30, në fshatin Poterq i Epërm të Klinës.

I dyshuar për rastin është Berat Zeneli, rreth 35-vjeçar, ndërsa rasti po trajtohet nga organet e hetuesisë si “Vrasje e rëndë”, dhe “Vrasje e rëndë në tentativë”.

Pas njoftimit për vdekjen e Ganimete Zenelit është informuar edhe Prokurori kujdestar, ndërsa me urdhër të tij trupi i pajetë do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj tragjedie po vazhdojnë.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.