Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka nisur protestën me moton “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”.
Protesta ka filluar në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, ndërsa pjesëmarrësit më pas do të vazhdojnë marshimin drejt Ministrisë së Kulturës dhe Qeverisë së Kosovës.
Përmes kësaj proteste po kërkohet që institucionet ta trajtojnë vrasjen e grave dhe dhunën ndaj tyre si çështje të urgjencës kombëtare.
Pjesë e protestës është edhe Vasfije Krasniqi, ndërsa aty janë parë edhe disa deputetë të Aleancës.
Protestuesit po kërkojnë reagim më të fuqishëm institucional dhe masa konkrete për parandalimin e dhunës ndaj grave dhe mbrojtjen e viktimave.