Policia e Kosovës ka bërë të ditur një rast të vrasjes në tentativë në Viti.

Rasti ka ndodhur më 3 shtator në ora 13:10, në rrugën “Adem Jashari”.

“Raportohet se dy të dyshuar meshkuj kosovarë, kanë therë me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Gjilanit”, thuhet në raport.

Lidhur me rastin, një i dyshuar është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri gjendet në arrati.

Rasti në procedurë.