Një 75-vjeçar nga Prishtina është raportuar i zhdukur dhe familja e tij ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e tij.

Bëhet fjalë për Hafiz Mehmetin, i lindur më 23 mars 1951, i cili është larguar nga shtëpia më 6 tetor 2026 dhe që prej atëherë nuk dihet vendndodhja e tij.

Sipas njoftimit të Shoqatës së Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, Mehmeti është larguar me veturën e tij të tipit Mercedes-Benz, ngjyrë hiri, me targa 01-521-QN.

Shoqata ka bërë thirrje për ndihmën e qytetarëve, duke kërkuar që çdo informacion që mund të çojë në lokalizimin e tij të raportohet sa më shpejt.

Për çdo informacion, qytetarët mund të kontaktojnë në numrin 045 112 102 ose në 192, numrin e Policisë së Kosovës.