Një zjarr ka përfshirë sonte një depo në fshatin Jahoc të Gjakovës, ku është djegur kazani që përdorej për prodhimin e peletit.

Rastin për Gazetën Sinjali e kanë konfirmuar zjarrfikësit e Gjakovës, të cilët kanë intervenuar në vendin e ngjarjes.

“Ka qenë ni depo që prodhon pilet. Kazani që prodhon është djeg edhe e kanë shkarku në kamionet për shuarjen e flakëve”, thanë zjarrfikësit për Sinjalin.

Ekipet e Njësisë Profesionale të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Gjakovë kanë reaguar me kohë dhe kanë ndërmarrë masat e nevojshme për lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit.