Një zjarr ka përfshirë një objekt në rrugën B në Prishtinë, pak pas mesnate.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar për Sinjalin se Policia është njoftuar rreth orës 00:20 për rastin, ndërsa menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe zjarrfikësit.
Sipas saj, zjarri është lokalizuar dhe nga incidenti janë raportuar vetëm dëme materiale.
Ndërkohë, zëvendëskomandanti i Zjarrfikësve për Rajonin e Prishtinës, Abdusamed Shkodra, ka bërë të ditur për Sinjalin se ekipet e zjarrfikësve e kanë pranuar informatën rreth orës 00:22 dhe kanë intervenuar menjëherë.
Shkodra ka treguar se zjarri ka qenë në kulmin e ndërtesës, ndërsa falë intervenimit me kohë, situata aktualisht është nën kontroll dhe se nuk ka persona të lënduar.