Mos respektimi i rregullave të komunikacionit është një ndër arsyet e aksidenteve të shumta që po ndodhin çdo ditë. E një prej mënyrave të zakonshme për parandalimin e këtyre aksidenteve, është gjobitja e atyre që shkelin rregullat në trafik, shkruan Gazeta Sinjali.

Statistikat tregojnë se mijëra gjoba shqiptohen çdo ditë në vendin tonë.

Vetëm në 24-orëshin e fundit janë shënuar 2  mijë e 561 gjoba trafiku të shqiptuara nga Policia e Kosovës.

Siç bëhet e ditur në raportin policor, 37 aksidente me të lënduar dhe 101 të tjera me dëme materiale.

Sa i përket sigurisë publike, janë arrestuar 39 persona, 19 janë dërguar në mbajtje dhe 3 në vuajtje të dënimit.