Një 20-vjeçar është arrestuar mëngjesin e së dielës në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, pasi ndaj tij kishte urdhërarrest aktiv.
Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rreth orës 08:00, është ndaluar Diart Ferizi, ndaj të cilit Gjykata Themelore në Prishtinë, Dega në Fushë Kosovë, kishte lëshuar urdhërarrest.
Urdhëresa lidhej me veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, për shkak të mospagimit të gjobës, dënimi i ishte shndërruar në 10 ditë burgim.
Pas arrestimit në aeroport, ai është dërguar për vuajtjen e dënimit.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.