Një punëtor i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) është lënduar rëndë në një aksident që ka ndodhur sot gjatë punës, në Divizionin e Prodhimit të Qymyrit.
Pas aksidentit, në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e ndihmës së shpejtë dhe Policia e Kosovës, të cilat po ndërmarrin veprimet e nevojshme.
Për momentin nuk dihen detaje të tjera për rrethanat e aksidentit apo gjendjen e saktë të punëtorit.
KEK-u ka bërë të ditur se detaje të tjera do të publikohen pas përfundimit të veprimeve dhe konfirmimit të plotë të rrethanave nga organet kompetente, ndërsa ka theksuar se në këtë fazë duhet të njoftohen edhe familjarët.