Një mosmarrëveshje mes dy fqinjëve në Mitrovicë të Veriut ka përfunduar me ndërhyrjen e Policisë dhe inicimin e një rasti për dëmtim të pasurisë.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rreth orës 09:20, në rrugën “Ganimete Tërbeshi”, ankuesi Stefan Veljkoviq ka raportuar se kishte pasur një përplasje me fqinjin e tij, Sasha Pavloviq.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, mosmarrëveshja kishte nisur pasi Veljkoviq kishte lëshuar muzikë me zë të lartë në oborrin e tij, përmes një pajisjeje zërimi.

Në një moment, Pavloviq dyshohet se nga oborri i tij ka përdorur një gyp uji, duke dëmtuar pajisjen e zërimit të fqinjit.

Dëmi është vlerësuar në rreth 100 euro.

Të dy personat janë shoqëruar në stacion policor dhe janë intervistuar lidhur me rastin.

Pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit, rasti është iniciuar si “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.