Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar në fshatin Stanqiq të Gjilanit, ku persona ende të panjohur dyshohet se kanë hyrë me forcë në një vilë dhe kanë marrë një armë gjuetie, municion dhe mjete pune.
Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rasti është raportuar më 29 shtator, rreth orës 12:00, nga pronari i vilës, N.A.
Sipas deklarimit të tij, persona të panjohur kishin depërtuar me forcë në objekt gjatë periudhës 27/28 shtator dhe kishin vjedhur një pushkë gjuetie SARSILMAZ SAGARI, kalibër 12, me leje të vlefshme deri më 18 gusht 2029.
Bashkë me armën, dyshohet se janë marrë edhe 10 fishekë të kalibrit 12 dhe një çantë me mjete pune.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitë e forenzikës, të cilat kanë kryer ekzaminimin dhe procedimin e lokacionit.
Pas konsultimit me organet kompetente, rasti është iniciuar si “Vjedhje e rëndë” dhe i është kaluar njësisë përkatëse hetimore.
Policia po punon për identifikimin e personave të dyshuar dhe gjetjen e armës së vjedhur.