Një aksident trafiku ka ndodhur sot te Hani i Dilit në Prishtinë.

Sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes, në këtë lokacion është parë Policia, e cila ka dalë për t’u marrë me rastin.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të marrë informacione lidhur me rrethanat e aksidentit dhe nëse ka persona të lënduar, por deri në publikimin e këtij lajmi nuk ka marrë përgjigje.