Policia e Kosovës ka evidentuar raste të rënda të tejkalimit të shpejtësisë në rajonin e Prishtinës, ku disa automjete janë regjistruar duke lëvizur deri në 197 km/h në zona me kufizim prej 80 km/h, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas njoftimit të Policisë, Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor ka intensifikuar kontrollet në rrugët nacionale dhe rajonale, duke përdorur automjete inteligjente për identifikimin e kundërvajtjeve në trafik.
Policia ka paralajmëruar masa rigoroze ligjore ndaj shkelësve, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe mbrojtjen e jetës së qytetarëve.
Pjesëmarrësve në trafik u është bërë thirrje të respektojnë kufizimet e shpejtësisë dhe sinjalistikën rrugore, si dhe t’ua përshtatin lëvizjen kushteve të rrugës, veçanërisht gjatë natës.
“Respektoni rregullat e trafikut – shpëtoni jetë!”, thuhet në apelin e Policisë.