Një qytetar ka denoncuar për Gazetën Sinjali një rast të vjedhjes së përsëritur në marketin e tij në Ferizaj.
Sipas denoncuesit, një person dyshohet se për dy net radhazi ka vjedhur nga një shishe alkool në market, me vlerë mbi 40 euro.
Qytetari ka bërë të ditur se rastin e ka paraqitur edhe në Polici.
Për momentin, nuk dihet nëse personi i dyshuar është identifikuar nga organet e rendit.
Sinjali ka kontaktuar organet e rendit për të marrë përgjigjet zyrtare rreth këtij rasti.