Një këmbësor ka mbetur i lënduar pasi është goditur nga një veturë të shtunën në fshatin Ramajn, në aksin rrugor Gjilan-Ferizaj.

I lënduari është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, i cili tha se aksidenti është raportuar rreth orës 11:37.

Ndërkohë, njësitet kompetente të Policisë kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit.