Tre persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot në fshatin Prilep të Deçanit.

Lajmin për Gazeta Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili bëri të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:30.

Ai tutje tha se në aksident janë përfshirë tri vetura, ndërsa të lënduarit janë dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës.

Policia po merret me rastin dhe rrethanat e aksidentit.