Një aksident trafiku ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme në Vushtrri, ku janë përfshirë tri vetura.
Ende nuk dihet nëse si pasojë e përplasjes ka persona të lënduar.
Në pamjet nga vendi i ngjarjes shihen automjetet e dëmtuara dhe Policia duke u marrë me rastin.
Gazeta Sinjali ka kontaktuar Policinë e Kosovës dhe është në pritje të informacioneve zyrtare për rrethanat e aksidentit.