Dy protestues nga Kosova janë arrestuar gjatë protestës në Tiranë.
Siç raporton Tv Klan në Shqipëri, sipas deklarimeve të tyre në komisariat, ata janë simpatizantë të kryeministrit të vendit, Albin Kurti, dhe kanë udhëtuar nga Prishtina drejt kryeqytetit shqiptar për të marrë pjesë në protestë.
Të arrestuarit kanë pohuar gjithashtu se në autobusin me të cilin udhëtuan kishte edhe simpatizantë të tjerë të Albin Kurtit.
“Jemi simpatizantë të Kurtit. Erdhëm nga Prishtina për të rrëzuar qeverinë shqiptare. Duam një qeverie pro politikave të Vetëvendosjes. Bashkë me ne në autobus ishin edhe simpatizantë të tjerë të Albin Kurtit”, kanë deklaruar ata në komisariat.