Një 42-vjeçar është arrestuar në orët e para të mëngjesit në Suhodoll të Graçanicës, pasi rezultonte i kërkuar me urdhër të gjykatës për vuajtjen e një dënimi me burg.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për Blerim Demaqin 42 vjeçar .

Sipas burimeve, ai u ndalua rreth orës 02:55 nga zyrtarët policorë, ndërsa gjatë verifikimit në sistem rezultoi se ndaj tij ishte në fuqi një urdhër për kërkim, ndalim, arrestim dhe sjellje të të dënuarit, i lëshuar për ekzekutimin e një aktgjykimi të formës së prerë të Gjykatës Themelore në Prishtinë – Dega në Graçanicë.

Demaqi ishte shpallur fajtor për veprën penale “Keqpërdorim i pasurisë së huaj”, sipas nenit 318, paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Pas arrestimit, ai është dërguar në Qendrën Korrektuese, ku do të vuajë dënimin e shqiptuar nga gjykata.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.