Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person, pasi i njëjti dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy gra.

Rasti ka ndodhur në Prishtinë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili dyshohet se ka ngacmuar dy femra kosovare”, thuhet në raport.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë.