Një dron ushtarak i tipit Bayraktar TB-2 ka fluturuar sot mbi fshatin Nashec të Prizrenit.
Pamjet e fluturimit janë dërguar në redaksinë e Gazetës Sinjali nga qytetarë, ndërsa deri më tani nuk dihen arsyet e këtij fluturimi.
Kosova kishte konfirmuar blerjen e dronëve Bayraktar TB-2 nga Turqia në korrik të vitit 2023, kur kryeministri Albin Kurti kishte bërë të ditur se vendi ishte pajisur me këtë teknologji ushtarake.
Bayraktar TB-2 është dron pa pilot i prodhuar në Turqi, i cili përdoret për misione ushtarake, përfshirë vëzhgimin dhe operacionet luftarake.