Policia ka raportuar për një rast të ngacmimit seksual në Prishtinë, ku viktimë është një grua kosovare.

Sipas Policisë, një shtetas i Serbisë dyshohet se ka kryer veprën penale të ngacmimit seksual ndaj viktimës.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të organeve kompetente, është dërguar në mbajtje.

Rasti është duke u trajtuar nga autoritetet.