Një kontroll policor në magjistralen Prishtinë–Mitrovicë ka çuar në gjetjen dhe sekuestrimin e sasive të dyshuara të marihuanës te dy persona që ndodheshin në një veturë “Audi”.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rasti ka ndodhur më 21 shtator, rreth orës 01:00, në fshatin Mazgit të Obiliqit, ku njësitet policore kishin ngritur një pikë kontrolli.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, Policia ka ndaluar një “Audi” të zi, të cilin e drejtonte Arianit Stublla, 32-vjeçar.

Gjatë kontrollit, te Mergim Zeqiri, 28-vjeçar, janë gjetur dhe sekuestruar rreth 3 gramë substancë e dyshuar si marihuanë.

Ndërkaq, te Rilind Nimonaj, 26-vjeçar, është gjetur dhe sekuestruar një sasi tjetër, më pak se 1 gram, po ashtu e dyshuar si marihuanë.

Për rastin është njoftuar Prokurori kujdestar, me vendim të të cilit është iniciuar procedura për “Posedim të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.